Muhaxheri vazhdon mosparaqitjen gjykatë Foto: Ilustrim

Muhaxheri vazhdon mosparaqitjen gjykatë

27 December 2018 12:06

Refuzimi për ta kthyer në vendin e punës ish drejtorin e Auditimit të Brendshëm, Hysni Selmanaj, i ka kushtuar të parit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, me aktakuzë.

Që nga maji i vitit 2017 kur është ngritur aktakuza, Gjykata nuk ka arritur ta mbajë akoma shqyrtimin fillestar për shkak të mos paraqitjes së Muhaxherit në gjykatë.

Sot gjatë ditës pritet që Policia me detyrim ta ulë kryetarin Muhaxheri në bankën e të akuzuarit për t’u përballur me akuzën e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor, pasi që në qershor të këtij viti Gjykata kishte urdhëruar që kryetarin e Pejës ta sjellë me detyrim në gjykatë, transmeton kallxo com.

Prokuroria Themelore në Pejë, në maj të vitit 2017, kishte ngritur aktakuzë ndaj të parit të Pejës, pasi ai ka refuzuar që ta zbatoje vendimin e plotfuqishëm të gjykatës së Apelit për ta kthyer në vendin e punës ish drejtorin e Auditimit të Brendshëm, Hysni Selmanajn.

Hysni Selmanaj ishte suspenduar nga puna si Drejtor i Auditorit të Brendshëm nga udhëheqësit e Komunës së Pejës me arsyetimin për performancë të dobët në punë.

Selmanaj atëherë kishte thënë se kjo ishte hakmarrje për shkak të shumë keqpërdorimeve që i kishte raportuar tek organet e drejtësisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme