Arbëri

Nesër edhe një takim i ekipit negociator, marrin pjesë edhe ambasadorët e Quintit

Nesër nga ora dhjetë do të mbahet edhe një takim i ekipit negociator, dhe në të do të marrin pjesë edhe ambasadorët e vendeve të Quintit, si dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në takimin e ftuar nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli janë të ftuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator, si dhe përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se edhe sot është mbajtur një takim i ekipit negociator, por pa pjesëmarrjen e LDK-së dhe Vetëvendosjes.