SBASHK-u kërcënon me grevë të përgjithshme më 14 janar Foto: Koha

SBASHK-u kërcënon me grevë të përgjithshme më 14 janar

Edona Kutleshi Edona Kutleshi 26 December 2018 12:36

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovë (SBASHK) ka paralajmëruar grevë të përgjithshme në arsim më 14 janar nëse deri atëherë nuk rritet për 30 për qind koeficienti i mësimdhënësve në projektligjin për paga.

Në një konferencë për media, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se që nga muaji maj janë duke e kundërshtuar këtë projektligj por Qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

“Ne e kundërshtojmë projektligjin për paga i cili është degradues për punëtorët e arsimit. Unë shpall grevën një orëshe për ditën e enjte, pra bëhet fjalë për orën e parë të mësimit, ku përveç shkollave do t'i bashkëngjiten edhe çerdhet dhe Universitetet publike. Nëse nuk ka reflektim deri atëherë, ne do të hyjmë në grevë të përgjithshme më 14 janar”, ka thënë Jasharaj, raporton “Koha Ditore”.

Sipas tij, Sindikata është shqetësuar pasi kanë marrë informacione se projektligji për paga po tentohet që në mënyrë të përshpejtuar të dërgohet për miratim në Kuvend bashkë me Buxhetin për vitin 2019.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme