Arbëri

“Shou” i hetuesisë me “arrestimin” e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës

Foto: Koha

Aksion shumë të suksesshëm Policia e Kosovës e Prokuroria e Shtetit e kishin cilësuar rreth një muaj më parë arrestimin e pesë zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, shkruan “Koha Ditore”.

Katër zyrtarë të arrestuar ishin drejtorë departamentesh, ndërsa i pesti ishte këshilltar i ministrit, Pal Lekaj.

Por të arrestuarit nuk kanë qëndruar në burg as 24 orë.

Prokuroria dhe Policia patën lëshuar komunikatë për aksionin, ndërsa të gjithë të dyshuarit për korrupsion janë lënë të lirë. Një ditë pasi të pesë zyrtarët janë paraqitur në vendet e tyre të punës sikurse të mos kishte ndodhur asgjë.

Pjetër Ndou, këshilltar i ministrit Lekaj, Burim Deliu, udhëheqës i Departamentit për patentë shoferë, Kadri Krasniqi, drejtor i Departamentit për kontrolle teknike dhe homologim, Burim Krasniqi, drejtor i Këshillit për siguri rrugore dhe Mhill Bibaj, ekzaminer në Gjakovë, ishin zyrtarët e arrestuar, ndërsa në kërkim ishte ish-sekretari i ministrisë, Nebih Shatri.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)