Arbëri

Vitin e ardhshëm nuk do të ketë tekste të reja për të gjitha klasat

Foto: Koha / ilustrim

Që nga shtatori i vitit të ardhshëm pritet të nxjerrën tekste të reja për klasat 1, 2, 6, 7, 10 dhe 11, por jo edhe për klasat 3,4, 5, 8, 9, 10 dhe 12. Për këto të fundit, tekstet e reja pritet të nxjerrën tek në vitin 2020. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nuk ka dhënë sqarime përse nuk do të ketë tekste të reja për të gjitha klasat. Por burime të gazetës brenda këtij institucioni kanë treguar se kjo është bërë në mungesë të mjeteve financiare.

MASHT-i muaj më parë ka shpallur konkurs për dorëzimin e dorëshkrimeve të teksteve për klasat I, 2, 6,7,10 dhe 11, ndërkaq, me 18 dhjetor ka hapur konkurs për recensentët. Vlerësimin e dorëshkrimeve, recensentët pritet ta nisin në janar të vitit 2019, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilltari për media në MASHT, Valmir Gashi, ka thënë se gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe në fillim të shtatorit nxënësit do të mundë të nisin vitin shkollor me tekste të reja.

“Jemi mirë me kohën, prandaj sa i përket MASHT-it, fillimi i vitit shkollor 2019/2020, do t’i gjejë nxënësit e klasave të lartë cekura me tekste të reja shkollore”, ka shtuar Gashi.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)