Kirurgët e të gjitha reparteve në spitalin e Gjilanit i bashkohen grevës së kirurgëve të QKUK-së

Kirurgët e të gjitha reparteve në spitalin e Gjilanit i bashkohen grevës së kirurgëve të QKUK-së

24 December 2018 13:12

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, duke u bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 20.12.2018 , njofton edhe institucionet relevante të qeverisjes vendore, se më datë 26 dhjetor do të mbahet grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit.

Kërkesat e grevistëve janë kalimi i Ligjit mbi pagat duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe të fillojë menjëherë implementimi i ligjit.

Në takimin e përbashkët të kolegjiumeve profesionale kirurgjike në Gjilan, kanë njoftuar se të gjithë kirurgët do t’i bashkëngjiten grevës së kirurgëve të QKUK-së.

Kujtojmë se në 10 klinika të QKUK-së mjekët kirurgë po vazhdojnë grevën e tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme