Sot në orën 13:00, presidenti Hashim Thaçi do të takohet me Ekipin Negociator për bisedime me Serbinë, raporton KTV.
Në orën 14:00 mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku siç ka mësuar portali Koha.net, pritet të ndahet buxhet për Ekipin Negociator.
Ndonëse, në rend dite nuk është votimi i projektligjit për dialogun Kosovë-Serbi.
Kujtojmë se me votat e Partisë Sociale-Demokrate, që është parti opozitare, të premten ka kaluar buxheti i vitit 2019, i parashikuar të jetë në vlerë prej 2.3 miliardë euro.
Një ndër pesë kushtet e PSD-së, në të cilën ajo dha votën e 12 deputetëve të vet për buxhetin e vitit 2019 ishte “Ligji për dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë, pra me datën 24.12.2018”.
-
24 dhjetor 2018 13:52
-
Shpërndaje në: