Rritet eksporti dhe importi i Kosovës

Rritet eksporti dhe importi i Kosovës

24 dhjetor 2018 12:45

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2018.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.2% në muajin nëntor 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 240,2 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 230,5 milionë euro në vitin 2017. Eksporti mbulon importin (12.6%).

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2018 kishte vlerën 34,7 milionë euro, ndërsa importi 274,9 milionë euro, ku është një rritje prej 15.4% për eksport dhe një rritje prej 5.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 36.4% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.5% e përbëjnë produktet minerale; 12.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.4% e përbëjnë prodhimet bimore; 3.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.2% e përbën tekstili dhe artikujt prej tij etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.9% e përbëjnë prodhimet minerale; 12.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.8% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.4% e përbën tekstili dhe artikujt prej tij; 6.0% e përbëjnë prodhimet e industrisë kimike etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 10,4 milionë euro, ose rreth 30.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.5%), Holanda (4.2%), Sllovenia (3.6%), dhe Italia (3.0%).

Kurse, Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 126,0 milionë Euro, ose 45.8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 9.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.0%), Italia (5.1%), Greqia (4.1%), Franca (3.7%), Sllovenia (3.5) etj.

Në muajin nëntor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 15,3 milionë euro, ose 44.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-1.6%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.6%), Maqedonia (10.5%), Serbia (8.3%), dhe Mali i Zi (6.9%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin nëntor 2018 arritën në 55,8 milionë euro, ose 20.3% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-23.6%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7.4%), Serbia (5.6 %), Maqedonia (5.5%) dhe B&H (1.1%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8,8 milionë euro, ose 25.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (14.3%) dhe Zvicra (7.8%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 93.0 milionë euro, ose 33.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.2%) dhe Kina (10.3%).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme