Arbëri

Thaçi paralajmërohet nga opozita me denoncim në Kushtetuese

Pjesa më e madhe e opozitës e ka akuzuar të premten presidentin Hashim Thaçi për përpjekjen që t’ia përgjysmojë hisenë e përfaqësimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që asaj ia garantojnë Kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Sipas LDK-së e LVV-së, kreu i shtetit po e bën këtë për pazare politike, shkruan sot Koha Ditore.

Është bërë më shumë se një vit prej kur rezultati i zgjedhjeve nacionale është certifikuar dhe, bazuar në ligj, qysh atëherë presidenti është dashur t’i emërojë anëtarët e rinj. Por ua pati vazhduar mandatin edhe për tre muaj, ndërsa të rinjtë nuk i ka zgjedhur akoma.

Fillimisht presidenti kishte insistuar të interpretoheshin në atë mënyrë normat, në funksion të ofrimit të hapësirës sa më të madhe në KQZ për subjektet në pushtet. Më pastaj kishte hequr dorë dhe ishte përcaktuar të vendoste sipas formulës kushtetuese – tri subjektet që kishin marrë mbi 5 për qind të votave, përjashtuar ato të komuniteteve, t’u takonin nga dy anëtarë.

Më gjerësisht lexoni në gazetën Koha Ditore