Arbëri

Ismet Temaj caktohet ushtrues detyre i rektorit në UPZ “Ukshin Hoti”

Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedhur për ushtrues detyre të rektorit Prof. Dr. Ismet Temaj.

Këtë detyrë Temaj do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e Rektorit, transmeton KP. 

Vlerësohet e rëndë situata aktuale, nga punonjës të caktuar në UP “Ukshin Hoti”, si pasojë e mungesës së rektorit të këtij institucioni.

Duke folur në kushte anonimiteti një burim për Koha Ditore ka numëruar disa probleme, ku ndër të tjera ka theksuar se ky universitet po rrëshqet drejt kaosit.

Po ashtu, në këtë mbledhje Këshilli Drejtues ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit.