Arbëri

Meta: Vendimi për Ushtrinë, ngjarje kyçe në forcimin e shtetit

Descriptive Text

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm vendimin e Kuvendit të Kosovës për ndryshimet në Ligjin për FSK-në, të cilat e kanë shndërruar këtë forcë në Ushtri të Kosovës.

“Është një ngjarje mjaft pozitive dhe ç'është më e rëndësishmja kemi të bëjmë me kalimin drejt një cilësie të re të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë. Ky ishte një proces që ka nisur prej kohësh dhe ka qenë një pritje e natyrshme për të kaluar në këtë fazë, sepse ka qenë e paralajmëruar dhe e përgatitur”, ka thënë Meta për televizionin publik.

Tutje, si shtoi se madje ndoshta ky proces edhe ka qenë i shtyrë në kohë, por absolutisht që është një ngjarje kyçe në procesin e forcimit të shtetit të Kosovës.