Arbëri

Vuçiqi falënderon Putinin për qëndrimin ndaj Kosovës dhe i gëzohet vizitës së tij në Beograd

Descriptive Text

Kryetari i Serbisë Alaksandar Vuçiq i ka dërguar një telegrami urimi kryetarit të Rusisë Vladimir Putin, për, siç raportojnë mediet serbe, qëndrimin parimor të Moskës ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.

Në urim i Vuçiq ka shfaqur kënaqësinë tij që Putin së shpejti do ta vizitojë Serbinë.

“Më lejoni të shpreh falënderimin tim të madh për qëndrimin parimor lidhur me çështjen e Kosovës dhe përkrahjen aktive në organizata ndërkombëtare e sidomos në KS të OKB-së”, ka shkruar Vuçiq ndër të tjera në këtë telegram.