Arbëri

1171 armë u konfiskuan në vitin 2018

Policia e Kosovës në vitin 2018 ka konfiskuar 1171 armë, dhe rreth 13 mijë copë municion, dhe shifra të tilla sipas tij tregojnë se qytetarët posedojnë armë të shumta.

Këto shifra janë dhënë sot në lansimin e fushatës “Me letra, legalizoje armën” nga Ministria e Punëve të Brendshme, proces ky i cili mund të bëhet nga 17 dhjetori deri në 17 qershor të vitit 2019.

Koordinatori i Strategjisë për kontrollimin e armëve të vogla dhe të eksplozivëve, Izmi Zeka, u shpreh se fillimi i këtij procesi ndikon pozitivisht në sigurinë e Kosovës, pasi përmes kësaj fushate mundësohet që qytetarët e Kosovës t’i mbajnë armët që i posedojnë me leje pa i fshehur ato.

Sipas tij, ndonëse Kosova ka bërë progres në kontrollin e armëve ende mbetet sfidë kontrollimi i tyre, pasi mbi 20 mijë armë ilegale janë të duart e qytetarëve.

Zëvendësministri i MPB-së deklaroi se në 10 vjetët e fundit politika kosovare ka krijuar mekanizma për parandalimin e trafikimit të armëve ilegale.

“Përkundër progresit keqpërdorimi i armëve dhe trafikimi i tyre i paligjshëm mbesin një shqetësim për sigurinë publike për Republikën e Kosovës dhe rajonin tonë, pasi ato ushqejnë krimin e organizuar dhe terrorizmin global. Tregtia ilegale e armëve dhe municioneve dhe krimet me armë janë ulur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë krijuar mekanizma adekuat për luftimin e trafikimit të pa ligjshëm. Që nga viti 2008 Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 14 mijë e 294 armë, dhe 10 mijë e 810 armë janë shkatërruar, posedimi i armëve të paligjshme u zvogëlua”, tha Zeka.

Drejtori i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova tha se ligji për armët e përcakton se afati kohor për legalizim të armëve është 6 muaj brenda një viti kalendarik, kurse afati kohor për dorëzimin e armëve dhe municionit do jetë 3 muaj brenda 3 viteve.

Sipas tij, Policia e Kosovës është e mobilizuar për fillimin e fushatë për legalizim të armëve, dhe qytetarët që posedojnë armë pa leje mund të bëjnë kërkesë për t’i legalizuar ato në stacionet më të afërta policore.

Shillova tha se përmes kësaj kampanje mundësohet kontrollimi më i mirë i armëve në Kosovë.

Posedimi i armëve ka shkaktuar numër të madh të veprave penale, ndërsa procesi për dorëzimin dhe legalizimin e tyre ndikon në uljen e vrasjeve. Policia e Kosovës në vitin 2018 ka konfiskuar 1171 armë, dhe rreth 13 mijë copë municion, dhe shifra të tilla sipas tij tregojnë se qytetarët posedojnë armë të shumta.

“Ne kemi edhe një numër të madh edhe të veprave penale, të cilat kryhen si rezultat i përdorimit të armëve, por kemi edhe raste dhe incidente tjera të cilat shkaktojnë rreziqe për qytetarët prandaj një proces i tillë mendojë që është në frymën e reduktimit dhe zvogëlimit të krimit. Brenda këtij viti kemi 31 vrasje që janë kryer me armë zjarri, prandaj ne dëshirojmë që efekti i kësaj kampanje ose i këtij ligji të jetë edhe në drejtim të reduktimit të krimit, reduktimit të vrasjeve, që është nga veprat më të rënda penale. Në vitet paraprake ne kemi konfiskuar një sasi të madhe të armëve dhe municioneve. Edhe pse ky trend i konfiskimeve ka rënë, ne po ballafaqohemi më shumë me posedim të armëve sesa me trafikimi. Në vitin 2017, kemi pasur 1211 armë të konfiskuara, derisa vitin 2018 kemi 1171 armë të konfiskuara dhe rreth 13 mijë copë municion”, ka pohuar ai.

Ndërsa, Alessandra Roccasalvo nga UNDP u shpreh se fushata për legalizimin e armëve e bën Kosovën vend të sigurt, dhe model për vendet e rajonit.

“Jam e lumtur që kemi filluar me fushatën tash, kurrë nuk është vonë kurdo që e bëjmë është pika e duhur në kohë dhe përfundimisht është ministria dhe Policia që po e udhëheqin këtë dhe ne po i mbështesim në aspektin teknik dhe financiar. Kosova është një vend i sigurt, por mund të jemi edhe një model dhe si pikë referente edhe për pjesën tjetër regjionin”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, fushata për legalizimin e armëve është përkrahur financiarisht nga UNDP dhe Qeveria gjermane.