
Marrëveshje bashkëpunimi mes MAShT- it dhe ADA-s
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme i arsimit të lartë në Kosovë.
Bajrami ka falënderuar Qeverinë e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e arsimit, pa të cilën mbështetje Kosova do ta kishte të vështirë orientimin e arsimit të lartë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.
Ai theksoi se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për Qeverinë e Kosovës sa i përket përkushtimit të saj në ngritjen e cilësisë.
Ndërsa, ambasadori i Austrisë, Gernot Pfandler u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të qeverive të të dyja vendeve në fushën e arsimit, ndërkaq shtoi se Qeveria e Austrisë është e përkushtuar, veçanërisht në arsimin e lartë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.