Flet për KTV-në, Fidan Bejta – “Heroi i Suedisë”

Flet për KTV-në, Fidan Bejta – “Heroi i Suedisë”

18 dhjetor 2018 23:37

Fidan Bejta, kosovari nga Klina e Mesme e Skenderajt, nuk kishte kursyer veten për ta vënë para një rreziku të madh në Suedi.

Momenti kur ky neutralizoi një grua që po ndiqte me thikë rreth 20 fëmijë që po luanin jashtë, e ka kthyer atë në “Hero të vitit 2018”, çmim i ndarë nga shteti suedez.

Bejta ka treguar për emisionin Interaktiv të KTV-së ngjarjen që e ktheu në njeriun më të dashur në Suedi.

Ky çmim për kosovarin që jeton tash e mbi 20 vjet në shtetin skandinav, do të thotë shumë. Pas këtij çmimi, ai ka fituar edhe një vend më të mirë të punës.

Meqë Fidani e ka për zemër futbollin, ka pak fjalë për atë se si u ndje pasi e mori një lajm të mirë nga ylli futbollit, Zlatan Ibrahimovic.

Ngjarja për të cilën Bejta u shpërblye, ndodhi në maj të këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme