Pritje në mbështetje të Down Sindrome Kosova

Pritje në mbështetje të Down Sindrome Kosova

18 dhjetor 2018 22:04

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë pritjen organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në mbështetje të Down Sindrome Kosova, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

“Është me rëndësi të theksohet se sonte jo vetëm që po përçohet një porosi e mirënjohjes dhe respektit për sipërmarrësit si krijues të vlerës ekonomike për vendin tonë, por po ashtu, sot po bëhet edhe një veprim tjetër shumë njerëzor, siç është edhe vlera jonë. Unë mendoj se populli Kosovës është i shquar për humanizmin e bujarinë tonë”, tha Haradinaj.

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se bizneset janë të determinuara të jenë zëri i arsyes në këtë vend dhe se ata janë të vendosur që të ndihmojnë kur është e nevojshme, ashtu siç janë mbledhur sonte në mbështetje të Down Sindrome Kosova.

Drejtoresha e Down Sindrome Kosova, Sebahate Beqiri, duke i falënderuar të gjithë për praninë e sotme dhe për vullnetin e të gjithëve për të qenë afër nevojave të këtij komuniteti, tha se kjo shoqatë për 11 vite ka punuar në drejtim të mbrojtjes dhe përfaqësimit të denjë të personave me sindromin Down.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme