Arbëri

Surroi tregon a do të bëhet pjesë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë

Foto: Koha

Vetëm konsensusi i plotë i spektrit politik në vend, do ta bindte Veton Surroin që të pranojë ftesën për të qenë pjesë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë.

Tash për tash, Surroi sqaroi në Rubikon të KTV-së se po angazhohet për aq sa mundet në këtë proces. Iniciativa e PSD-së për bashkim në Ekipin Negociator, sipas tij, mund të jetë një hap para ose prapa në proces.