Vihen themele të bashkëpunimit Kosovë – Greqi në infrastrukturë dhe transport

Vihen themele të bashkëpunimit Kosovë – Greqi në infrastrukturë dhe transport

18 dhjetor 2018 15:43

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është pritur në takim nga homologu grek ChristosSpirtzis dhe bashkëpunëtoret e tij më të lartë. Temë qendrore diskutimi mes dy delegacioneve ishte nevoja e menjëhershme e bashkëpunimit Kosovë – Greqi në fushën e infrastrukturës dhe transportit.

Spirtzis i ka propozuar ministrit Lekaj themelim të komisioneve punuese për punë të përbashkëta në dikasteret që ata udhëheqin dhe marrëveshje mes ministrive në fushën e aviacionit civil, transportit të njerëzve dhe mallrave dhe në fushën e hekurudhave. Lekaj ka shprehur gatishmërinë që të nisin këto procedura menjëherë, duke filluar me përcaktimin e ekipeve teknike.

Të dy ministrat janë pajtuar se njohja e shteteve është procedurë formale që po vonohet, meqë popujt janë të afruar mes vete dhe zyrtarizmi i bashkëpunimeve është më se i nevojshëm.

Ministri Lekaj e ftoi kreun e infrastrukturës dhe transportit të Republikës Helene të vizitojë Kosovën për të parë nga afër zhvillimin infrastrukturor të shtetit më të ri në Evropë.

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme