Lama pjesë e librit për ambasadorët në Itali e Vatikan Foto: Ilustrim

Lama pjesë e librit për ambasadorët në Itali e Vatikan

18 December 2018 14:11

Ish-ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama, është përzgjedhur në mesin e gati 200 ambasadoreve të akredituar në Itali dhe Vatikan për të qenë pjesë e librit “Ambasciatori a Roma” të gazetarit Marco Finelli.

Për këtë ka njoftuar Lama të martën përmes një postimi në Facebook.

"E nderuar qe jam perzgjedhur ne mesin e gati 200 ambasadoreve te akredituar ne Itali dhe Vatikan per te qene pjese e librit “Ambasciatori a Roma” te gazetarit Marco Finelli. Libri me intervista me 14 ambasadore te vendeve te ndryshme te botes, mes te cileve vende mjaft te fuqishme, ka dale ne shitje ne te gjitha librarite dje, dhe po keshtu mund te blihet ne librarite online me te njohura.

Ne interviste kam folur per sfidat kryesore me te cilat perballet shteti i Kosoves, per raportet me BE-ne, SHBA-ne, identitetin tone europian dhe raportet me fqinjet. Inagurimi I librit behet pas festave te fundvitit.

Grazie Marco Finelli!".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme