Shtohen reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi në komunikacion

Shtohen reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi në komunikacion

18 dhjetor 2018 10:33

Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar prej orëve të mbrëmjes së kaluar kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës, e veçmas në magjistralen që lidh kryeqytetin me qytetet e tjera si Prizrenin, Pejën, Ferizajn dhe Mitrovicën.

Siç shihet në fotografitë bora në këtë rrugë nuk është pastruar dhe paraqet vështirësi për qarkullimin e veturave, transmeton kp.

Javën e kaluar, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, një veturë ka rrëshqitur në Ferizaj, ku kanë humbur jetën dy persona.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme