D’Addario: KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë

D’Addario: KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë

17 December 2018 13:02

Komandanti i ri i KFOR-it, Lorenzo D'Addario, ka deklaruar se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë nëse rrezikohet stabiliteti, transmeton Koha.net.

Gjenerali italian për gazetën e Podgoricës “pobjeda” ka deklaruar se vendimi për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri është marrë në kohë të gabuar.

Siç ka theksuar ai, Këshilli Veriatlantik do të duhet ta shqyrtonte angazhimin e NATO- s me FSK-në.

"E sigurt është se NATO përmes misionit të KFOR-it mbetet i përkushtuar për të garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë por edhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor", ka theksuar ai.

"Prania e KFOR-it në Kosovë është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së. Kjo do të thotë se do të vazhdojmë ta garantojmë sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë dhe do të jemi të gatshëm të intervenojmë kudo që vihet në pikëpyetje e stabiliteti i këtij rajoni“, ka përfunduar D'Adario.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme