Temperaturat sot në Shqipëri, nga -2 deri në 17°C

Temperaturat sot në Shqipëri, nga -2 deri në 17°C

17 December 2018 09:31

Orët e para të ditës së sotshme dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë Shqipërinë, më të dukshme në ekstremin verior.

Sipas parashikimit tëp meteorologëve, pasditja sjell shtim të vranësirave, fillimisht në rajonin verior dhe atë qendror, duke gjeneruar reshje të dobëta.

Gjatë mbrëmjes dhe natës i gjithë territori i Shqipërisë do të përfshihet nga vranësirat, por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të luhaten nga -2 °C në mëngjes në zonat malore deri në 17 °C në mesditënë bregdet.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme