Kosova dhe BE diskutojnë për marrëdhëniet me Serbinë

Kosova dhe BE diskutojnë për marrëdhëniet me Serbinë

17 December 2018 08:30

Përfaqësuesit e BE-së, të udhëhequr nga shefja e diplomacisë evropian Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim Johannes Hahn sot do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor me delegacionin e Kosovës, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj

“Kjo do të jetë një mundësi për të vlerësuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës. Në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asociimit, pjesëmarrësit do të marrin në konsideratë kriteret politike dhe ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit," thuhet në deklaratën e Këshillit për Stabilizim-Ascociim.

Para takimit, Mogherini dhe Hahn i dërguan një letër kryeministrit Haradinajt, duke shpjeguar qëndrimin e BE-së rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe duke përsëritur thirrjen për heqjen e tyre.

"Letra gjithashtu përsërit ofertën e bërë nga komisionari Hahn në Prishtinë, i cili i referohet mënyrës së drejtë të zgjidhjes së shqetësimeve të Prishtinës dhe përgëzimet e kryeministrit Haradinaj për përkushtimin ndaj dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës," tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme