Nis greva e punëtorëve shëndetësorë Foto: Ilustrim

Nis greva e punëtorëve shëndetësorë

17 dhjetor 2018 08:28

Punëtorët e sistemit shëndetësor që nga ora 7:00, kanë hyrë në grevë 24 orëshe për të kërkuar ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknikë të këtij sektori.

Kryetari i sindikatës së Punëtorëve shëndetësisë, Xhemail Selmani ka thënë se kanë vendos që me një grevë 24 orëshe në vendin e punës.

Ai tha se kjo grevë ka ardhur për shkak të vonesës së ligjit mbi paga dhe garantimin e rritjes së pagave në sektorin shëndetësor.

Sipas disponimit që ne kemi parë, ligji mbi pagat nuk do të miratohet as në vitin e ardhshëm, nuk ka interes të shtyhet ky ligj përpara.

Ai ka kërkuar rritje të pagave edhe punëtorët teknik, derisa ka paralajmëruar se do të ketë mundësi të ketë edhe masa radikale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme