Arbëri

Qasja “sui generis” e Qeverisë për pajtim me Serbinë

Descriptive Text

Qasje “sui generis” në funksion të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë ka propozuar Qeveria e Kosovës në draft-dokumentin e finalizuar javën e kaluar.

Parakusht për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë është njohja e ndërsjellë dhe mosndryshimi i kufijve.

Propozim-zgjidhje janë dhënë edhe për marrëveshjet e deritashme të arritura në dialogun e Brukselit, por të cilat nuk janë zbatuar.

Zbatimin e marrëveshjes, sipas draft-dokumentit, do ta garantonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia dhe Bashkimi Evropian - nëpërmjet krijimit të një mekanizmi mbikëqyrës.

Dokumenti 30-faqesh, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”, është i strukturuar në 16 kapituj. Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.