Veseli thotë se Kosova pret një bashkëpunim të sinqertë me BE-në Foto: Koha / ilustrim

Veseli thotë se Kosova pret një bashkëpunim të sinqertë me BE-në

16 December 2018 22:17

Pas vendimeve që Kosova ka marrë kohët e fundit, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë që pret nga BE një qasje të sinqertë për Kosovën.

Veseli deklaroi se pas miratimit të marrëveshjes për demarkacionin, reformave në drejtësi dhe përmbushjes së gjithë kritereve për liberalizimin e vizave, më shumë se çdo vend tjetër jo anëtar, Kosova pret një bashkëpunim më të afërt dhe të sinqertë nga ana e BE-së.

Kryeparlamentari gjithashtu theksoi se miratimi i rezolutës për dialogun dhe ekipit negociator tregon përkushtimin e Kosovës për marrëveshje dhe gatishmërinë për vendime të mëdha.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme