El Pais: Me mbështetjen për Kosovën, SHBA-ja thekson qasjen pro-aktive të sigurisë në Ballkan Foto: Koha

El Pais: Me mbështetjen për Kosovën, SHBA-ja thekson qasjen pro-aktive të sigurisë në Ballkan

16 dhjetor 2018 17:38

Me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, gjithnjë e më aktive në çështjet e sigurisë në Ballkan, lëvizja e Prishtinës për formimin e ushtrisë ka forcuar balancën e pasigurt me Beogradin, pas shtimit të tensioneve në nëntor me rritjen e taksave doganore mbi produktet serbe.Kështu thuhet në një artikull të gazetës spanjolle El Pais, e cila shkruan se Ushtria e Kosovës u formua me mbështetjen e SHBA-së, derisa BE-ja, OKB-ja dhe NATO-ja kanë shprehur keqardhje për vendimin e Prishtinës si të papërshtatshëm.

Gazeta citon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të ketë deklaruar se “pas dy dekadave të punës së vështirë, përfunduam më në fund procesin e ndërtimit të një shteti”.

El Pais përkujton se transformimi i FSK-së në një ushtri me aftësi luftarake, shkaktoi një zemërim në Beograd, i cili nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe që kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ditën e hënë.

Sipas gazetës spanjolle, Washingtoni në Ballkan po përpiqet të neutralizojë ndikimin rus, por edhe kërcënimin gjeostrategjik që për Perëndimin supozon hyrjen triumfale të Kinës në Kontinentin e Vjetër përmes Rrugës së Re të Mëndafshit.

Me mbështetjen e saj të fuqishme për Kosovën, SHBA-të theksojnë angazhimin e saj të vendosur për një politikë gjithnjë e më pro-aktive të sigurisë në Ballkan, shkruan El Pais.

KSP

Komentet

Shto koment

Të ngjashme