Radioja suedeze thotë se Thaçi do të ftohet nga Specialja Foto: Koha / ilustrim

Radioja suedeze tërheq lajmin për Thaçin si i ftuar i Speciales

16 dhjetor 2018 13:27
14:37

Radioja suedeze, që raportoi se edhe presidenti Hashim Thaçi do të jetë në mesin e të ftuarve nga Gjykata Speciale, është tërhequr nga ky lajm, duke e korrigjuar atë.

“Në dy javët e fundit, tre ish-liderë guerilë janë kontaktuar nga Gjykata në Hagë me ftesën për t’i ‘intervistuar’ ata”, shkruan kjo radio, duke hequr fjalinë ku më parë shkruante se “edhe Presidenti Thaçi mund të jetë në mesin e të ftuarve nga Gjykata”.

13:27

Radioja suedeze thotë se Thaçi do të ftohet nga Specialja

Radioja publike e Suedisë, “Sveriges Radio”, ka raportuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të jetë ndër të ftuarit për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në artikullin e kësaj radioje thuhet se Thaçi mund të jetë një nga personat që do të jetë cak i kësaj gjykate, pasi gjatë luftës në Kosovë ai ishte pjesë udhëheqëse e UÇK-së, i njohur me nofkën “Gjarpri”.

“Vet Presidenti Thaçi është një nga personat që mund të jetë subjekt i Gjykatës në Hagë”, shkruan kjo radio në një artikull, transmeton Koha.net.

Kjo informatë, megjithatë, thotë “Sveriges Radio”, nuk është konfirmuar ende nga Gjykata.

Gjykata ka nisur t’u dërgojë ftesa ish-luftëtarëve të UÇK-së, e ndër ta janë Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Ramiz Shala, Safet Syla, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti, e të tjerë.

Radioja më tej thotë se hetimi i krimeve të dyshuara nga ta ka qenë i vështirë. Thotë se pak prej tyre kanë guxuar të dëshmojnë dhe ata që kanë dëshmuar, në shumë raste – pas presioneve –kanë ndryshuar dëshmitë.

Në të njëjtën kohë, “Sveriges Radio” thotë se shumë kosovarë konsiderojnë se gjykata e re është thellësisht e padrejtë pasi që merret vetëm me krimet që dyshohet se janë kryer nga njëra palë në luftë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme