Haradinaj nesër takohet me Mogherinin Foto: Ilustrim

Haradinaj nesër takohet me Mogherinin

16 December 2018 12:09

Një javë pasi e akuzoi se e ka mbytur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nesër do ta takojë në Bruksel shefen e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, mëson KTV-ja.

Takimi i një delegacioni më të gjerë qeveritar do të ndodhë në kuadër të procesit të zbatimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Rezoluta për dialogun, krijimi i ushtrisë dhe taksa 100 % ndaj Serbisë gjithashtu pritet të jenë tema të diskutimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme