Modeli gjerman - shkollë dhe punë

Modeli gjerman - shkollë dhe punë

Salie Gajtani Osmankaq Salie Gajtani Osmankaq 16 dhjetor 2018 10:57

Shkollë dhe punë. Nuk është një ëndërr kjo. Është realitet për miliona nxënës gjermanë të shkollave të mesme.

Gjermania, vendi me papunësinë më të ulët në Evropë, po shihet si model për vendet e tjera, siç është Kosova, për të zbutur papunësinë. Kjo, meqë arsimi dhe aftësimi profesional vlerësohen si e ardhmja e punësimit, shkruan Koha Ditore.

Kosova, e cilësuar si vendi me popullsinë më të re në Evropë, por njëkohësisht edhe si vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve, ka mundësi të marrë eksperiencën gjermane për të zgjidhur nyjën e papunësisë.

Kjo, duke iu mundësuar të rinjve shkollim dhe punësim njëkohësisht. Skemë e thjeshtë në shikim të parë: që nga fillimi i shkollës së mesme nxënësit mbajnë mësim klasik (brenda në shkollë) vetëm dy ditë të javës, kurse tri të tjera i kalojnë në ndërmarrjen ku marrin zanatin duke punuar (bëjnë praktikë) dhe njëkohësisht edhe paguhen për këtë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme