Arbëri

Jemi shumë pak për t’u ndarë

Atdheu. Dashuri dhe mall. Sa shumë mungon kur s’je pranë, sa shumë dhemb kur ia sheh vuajtjen, plagët dhe mossuksesin. Sa shumë të gëzon kur sheh lirinë të preket me dorë, institucionet që ngrihen mbi djersën dhe gjakun e më të mirëve tanë.

Mund të jetosh ku të duash, por vendi ku i bën hapat e parë krijon idealet e para dhe ëndrrat e qëllimet e ardhmërisë, mbetet përjetësisht më i dashuri, më i adhuruari dhe rrënja më e fortë që të lidhë me tokën.

Guximi është ai që më karakterizon dhe më jep të drejtën ta quaj veten gruaja e devotshme e luftëtarit.

Shumë e re isha kur bashkë me motrën time më të vogël shkruanim dhe shpërndanim parulla nëpër tërë fshatin, duke mos njohur frikën as nga terri e varrezat dhe as nga qentë e policët e shumtë që asokohe binin në çdo skutë. Gjatë luftës ishte guximi që më karakterizonte për të ndihmuar ushtarët në tejkalimin e dhembjeve të plagëve, apo bashkëluftëtarët e Agimit në momentet e rënda të dorëzimit të armëve të Agimit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)