Lexoni nesër falas “Kohën Ditore” që i kushtohet luftës kundër korrupsionit

Teuta Arifaj 15 December 2018 23:00

‘Koha Ditore’ në edicionin e saj të së dielës, do të shpërndahet falas për lexuesit.

E, në këtë edicion, gazeta sjell disa shkrime ekskluzive.

Pas javës kundër korrupsionit, Koha Ditore sjell kryetemën e kësaj jave, e që është luftimi i korrupsionit nëpërmjet teknologjisë.

Në këtë temë, shtjellohet se si Kosova u rendit në mesin e vendeve me shkallë të lartë të përdorimit të internetit, por e fundit në shfrytëzimin e teknologjisë për shërbime publike.

Në intervistën e javës, flet Arianit Dobroshi, kryetari i Bordit ekzekutiv në organizatën për promovimin softuerit të lirë. Ai flet për atë nëse mund të parandalohen veprat korruptive në proceset e prokurimit nëpërmjet e-shërbimeve?

Në rubrikën Reportazh, lexoni për qytezën e Kaçanikut nga perspektiva e të akuzuarës si çerdhe e ISIS-it. Me titull ‘Kaçaniku ndryshe’, vjen rrëfimi i banorëve të kësaj qyteze planeve dhe ëndrrave të të rinjve.

Në botë, vjen shkrimi rreth burrave në Kenia dhe arsyen pse ata nuk i duan gratë në pushtet.

Lexoni edhe për ‘Diplomatë vrapues’ respektivisht, ambasadorë e diplomatë të OKB-së, të cilët promovojnë punën e kësaj organizate.

Gjithashtu, para se të mbërrini te faqet e sportit, gjeni shkrime edhe për filma e libra të rinj, trendet e muzikës dhe lajmet nga teknologjia.

faqet e Sportit, mësoni për Adean, referen e boksit profesionist. Për dy kushërinjtë që po bëjnë krenare familjen dhe Kosovën.


Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme