AZHB-ja paralajmëron fermerët, makineritë bujqësore pa numër serik s’do të rimbursohet

AZHB-ja paralajmëron fermerët, makineritë bujqësore pa numër serik s’do të rimbursohet

15 dhjetor 2018 16:19

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), njofton të gjithë fermerët përfitues të granteve investive, sidomos ata që në planet e tyre të biznesit kanë paraparë blerjen e makinerisë bujqësore, që të kenë kujdes të shtuar gjatë blerjes së tyre, pasi që disa prej këtyre pajisjeve janë identifikuar pa numër serik dhe të dhëna teknike.

Për këtë arsye, AZHB ua tërheq vërejtjen fermerëve përfitues që të kenë kujdes gjatë blerjeve-furnizimit me këto pajisje nga se makineritë dhe pajisjet pa numër serik dhe të dhëna teknike nuk do të rimbursohen.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, drejtoria e Autorizimit të Pagesave në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar se gjatë procesit të autorizimit të pagesave janë paraqitur mangësi në implementimin e projekteve e sidomos për blerjet - furnizimin me makina bujqësore dhe pajisje të ndryshme, të cilat përfituesit i kanë planifikuar në planet e tyre të biznesit, transmeton kp.

Gjatë analizave për implementimin e projekteve janë identifikuar makina bujqësore dhe pajisje pa numër serik dhe të dhëna teknike, që sipas nenit 31 paragrafi 1.6 dhe 1.7 të Udhëzimit Administrativ 05/2018 dhe nenit 44 paragrafi 1.6 dhe 1.7 i U/ A, 09/2018 janë shpenzime të papranueshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme