Lirohet Enis Qerka që u kap me 113 kg narkotikë

Lirohet Enis Qerka që u kap me 113 kg narkotikë

15 December 2018 15:15

Është liruar nga paraburgimi Enis Qerka, që punonte në Byronë Kosovare të Sigurimeve të udhëhequr nga vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi. 

Gjykata e Apelit ka vendosur që t’i lirojë nga masa e paraburgimit personat të cilët nga Prokuroria dyshohen për përfshirje në dhënien e ndihmës një grupi të personave të cilëve u janë gjetur tri valixhe me substanca narkotike që dyshohet të jetë heroinë.

LEXO EDHE: Çfarë lidhjesh ka i arrestuari për drogë Qerka me të afërmit e presidentit Thaçi

Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari ka konfirmuar për KTV-në se kjo gjykatë ka vendosur që të liroj nga paraburgimi Selim Çerkën, Enis Çerkën dhe Gent Selacin

Të këtyre tre personave i është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.

Ndërkaq, Labinot Zeneli mbetet në paraburgim.

Enis Qerka është arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë narkotikë, që dyshohet të jetë heroinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shqipet20/12/2018 11:11

Bravo i koft be, qeshtu kur t’jesh i fort.

HTH19/12/2018 13:29

Guxo e mos e liro

Ferizaji18/12/2018 15:11

Kur s"eshte Fajtor ,PSE te mos lirohet.

Gyrbetqari17/12/2018 14:40

Paramendo 113kg heroin lirohet prej burgi. Tana jo Evropa po na ka inati e spo na hek Vizat.

Agroni (Ferizaj).17/12/2018 14:42

Kjo NUK eshte per Cudi sepse kosova eshte Vend KRIMINAL (PRONTO).

Shto koment

Të ngjashme