Seanca që u thirr për orën 14:00 s’po mund të mbledhë deputetët

Shtyhet seanca e jashtëzakonshme për dialogun

15 dhjetor 2018 14:33
15:23

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se për shkaqe objektive, seanca e jashtëzakonshme shtyhet për në orën 16:30.

14:35

Haradinaj thotë se janë në pritje të nisë seanca por ende s’ka kuorum

Kryeministri Ramush Haradinaj, para seancës së jashtëzakonshme për dialogun, në holl të Kuvendit tha se ka pajtim mes grupeve parlamentare të pozitës, por edhe me PSD-në.

“Pritet dakordimi për një ligj. Vendimi u mor dje, po presim të shohim nëse sot ka kuorum. Nëse ka kuorum përfundon sot, nuk e di a do të vijnë të gjithë deputetët, ende s’kemi kuorum. AAK-ja është gati për seancë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se funksionet e presidentit Thaçit janë kushtetuese e nuk do të ndryshojnë, por dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit.

“Kushdo që e përfaqëson Kosovën, do t’i pajisimin me materie të nevojshme. Ekzekutivi e ka për detyrë t’i përgatisë ata, ne do të jemi transparent dhe kemi punuar shumë në këtë drejtim.

Kryeministri tha se opozitën nuk e obligojnë të marrin pjesë, porse duhet të jenë pjesë e konsensusit.

“Duhet të ketë marrëveshje të shumta që ndërlidhen me temat me Serbinë. Duhet të kemi konsensus”, tha ai.

Image
14:33

Seanca që u thirr për orën 14:00 s’po mund të mbledhë deputetët

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për orën 14:00, në të cilën pritet të votohet për rezolutën e propozuar nga PSD-ja për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Siç raporton gazetari i KTV-së, Ridvan Hamza, që po përcjell nga afër zhvillimet në Kuvend, në sallë ka fare pak deputetë aktualisht (14:30h).

Në sallë janë vetëm disa deputetë të minoriteteve, ndërsa ka qenë aty edhe deputeti Milaim Zeka, i cili më pas ka lëshuar sallën.

Ndërkohë në Kuvend kanë ardhur kryeministri Ramush Haradinaj, me disa ministra të kësaj partie dhe me të gjithë deputetët e AAK-së, por që ende nuk kanë hyrë në sallën e seancës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme