Arbëri

Krasniqi s’ka shpresa se do të arrihet konsensus mes partive politike për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, flet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Si e vlerëson kohën deri tek përmbyllja e këtij procesi e sa duhet të zgjasë?

Në “Intervistën e Javës” në Koha.net, Krasniqi thotë se pa konsensus kombëtar, procesi i dialogut Kosovë-Serbi nuk do të duhej të fillonte. Por, pse sipas tij nuk ka shpresa që të arrihet një konsensus? Çka thotë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje kur bëhet fjalë për konsensus, e çka po synojnë këto dy parti sipas tij?

Krasniqi gjithashtu tregon se pse ka qenë kundër bisedimeve politike dhe kundër miratimit të Marrëveshjes së 19 prillit 2013 në Kuvendin e Kosovës.

Ish-sekretari i PDK-së, ndër të tjera flet edhe për rolin e presidentit Hashim Thaçi në bisedimet me Serbinë. Thotë se “vetë këmbëngulja e Thaçit për të biseduar për të gjitha çështjet që kanë dështuar dy kryeministra (Thaçi e Mustafa) është tepër e dyshimtë!”.

Ideja për korrigjim kufijsh nuk është e Thaçit por është ide serbe, thotë Krasniqi. Por, kush është “Babai”, i kësaj ideje?

Flet edhe për kohën kur për dy mandate ishte në krye të Kuvendit të Kosovës. E si e vlerëson ai punën e kryekuvendarit aktual, Kadri Veselit?

Cila parti opozitare mund ta nxjerrë nga kriza Kuvendin e Kosovës e madje t’ia mundësojë koalicionit qeverisës vazhdimin e qeverisjes?

“Më mirë mos me qenë nën atë lëkurë”, thotë Krasniqi kur flet për qeverisjen nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Si po funksionon Nisma Socialdemokrate e si janë raportet e brendshme?

Nëse vendi shkon në zgjedhje, a do të shkojë NISMA e vetme apo në listë të përbashkët me ndonjë parti?

Si e vlerëson aktivizimin e Gjykatës Speciale dhe sukses të kujt e konsideron? A pritet të ketë shkundje në skenën politike e shoqërore?

Çka thotë për Listën e Veteranëve, e shumë çështje tjera, mund t’i lexoni në intervistën e Jakup Krasniqit dhënë portalit Koha.net, e cila publikohet nesër (e shtunë) në orën 10:00.