Vuçiq viziton formacione ushtarake në vend sekret, Stefanoviq thotë se xhandarmëria është gati

Vuçiq viziton formacione ushtarake në vend sekret, Stefanoviq thotë se xhandarmëria është gati

14 December 2018 17:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, kanë vizituar ndaras formacione të Ushtrisë së Serbisë dhe të xhandarmërisë, në ditën kur Kosova i ka dhënë mandatin mbrojtës Forcës së vet të Sigurisë.

RTSka njoftuar se Vuçiqi, njëherësh komandanti suprem i Ushtrisë, ka “vizituar njësitë e ushtrisë serbe në një vend të panjohur”.

Vuçiqi ka thënë se do të vazhdojë të vizitojë pjesëtarët e forcave të armatosura.

Në anën tjetër, Tanjug njofton se ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, vizitoi sot oficerët e xhandarmërisë në bazën në Lipovica, siç thuhet për t’u bindur për gatishmërinë e tyre luftarake.

“Anëtarët e xhandarmërisë dhe të gjitha njësitë e tjera organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të gatshme të kryejnë të gjitha detyrat që shteti imponon, për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe për të kundërshtuar çdo lloj kërcënimi për stabilitetin e vendit tonë”, theksoi ministri Stefanoviq.

© KOHA

Komentet

alipash tepelena17/12/2018 14:45

edhe ne jemi gati!

Shto koment

Të ngjashme