Sela i kundërpërgjigjet Zaevit: Kosovën pa ushtri do ta dëshironte vetëm Serbia e Rusia Foto: Ilustrim

Sela i kundërpërgjigjet Zaevit: Kosovën pa ushtri do ta dëshironte vetëm Serbia e Rusia

14 dhjetor 2018 17:21

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaevit, i cili ka deklaruar se nuk është koha e duhur që Kosova të bëhet me ushtri.

“Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës se nuk na qenka koha tani, apo se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti, madje duke apeluar te liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-së si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”, ka thënë Sela.

Maqedonia kundër Ushtrisë së Kosovës

Në një postim në Facebook më tutje ka shtuar se, “ky fjalor i kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA-në duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do t’i konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe t’i bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që kryeministri Zaev sa me parë të heq deklaratën e tij dhe t’i uroj në emër të Maqedonisë Qeverisë së Kosovës për Ushtrinë e saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme