Arbëri

Reuters: Kosova formon Ushtrinë pavarësisht kundërshtimit serb e kritikave të NATO-s

Votimi i ushtrisë së Kosovës nga Kuvendi i Kosovës ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Reuters raporton se pavarësisht kundërshtimit të Serbisë dhe kritikave të NATO-s, Kosova e ka votuar transformimin e FSK-së në ushtri.

“Parlamenti i Kosovës ka votuar të premten për krijimin e 5 000 trupave ushtarakë, një javë pasi Serbia ka deklaruar se ky vendim mund të provokojë intervenim nga Beogradi”, shkruan Reuters.

“Legjislacioni për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të armatosur e krijuar kryesisht për reagimin ndaj krizave, mbrojtjes civile dhe heqjen e artilerive nga konflikti i viteve 1990, në ushtri u miratua nga 105 deputetë në Kuvend prej 120 vendesh”, ka shkruar ndër tjerash britanikja reuters.