Arbëri

Hoxhaj uroi për ushtrinë në mbi 10 gjuhë të shteteve anëtare të NATO-s

Urime të panumërta sot për themelimin e ushtrisë së Kosovës kanë ardhur nga brenda dhe jashtë vendit.

Politikanë e organizata të ndryshme kanë uruar para gazetarëve, në Facebook apo Twitter. Megjithatë, ish ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, tani zëvendëskryeministër i Kosovës ka zgjedhur një mënyrë interesante për të uruar në profilin e tij në Twetter duke uruar në gjuhët e shteteve anëtare të NATO-s.

“Puna e palodhshme e grave dhe burrave të #Kosovës u shpagua: nga sot, ne kemi Ushtrinë që do t’i shërbej të gjithë qytetarëve. Duke festuar këtë arritje të madhe, ne zotohemi të punojmë edhe më shumë për t’iu bashkuar aleatëve tanë në NATO. FSK e bënë Ballkanin më të sigurt” ka shkruar fillimisht në shqip Hoxhaj.

Ky mesazh, është postuar më vonë edhe në 11 gjuhë tjera të botës: Anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, turqisht, lituanisht, estonisht, arabisht, spanjisht, holandisht dhe serbo-kroatisht. Këto postime kanë zgjuar interesimin e shumë audiencave botërore ndërkohë që votimi në Parlament i trasnforimit të FSK-së është përcjellë këto ditë me qëndrime pro dhe kundër.