Arbëri

Çaktivizohen 28 kg të eksplozivit që dje u gjet në Mazgit

Descriptive Text

Prishtinë, 14 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media tha se Drejtoria Kundër Terrorizmit, e cila vepron në kuadër të Policisë së Kosovës, më 13 dhjetor 2018 njoftoi se në fshatin Mazgit, afër magjistrales Prishtinë –Mitrovicë, është gjetur një sasi eksplozivi e llojit TNT dhe ANFA, e mbështjellë në një bidon, i cili ka qenë i gatshëm për aktivizim.

Njoftimi saktëson se pas ekzaminimit është bërë deaktivizimi nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, si dhe është konstatuar se sasia e eksplozivit ka qenë 28 kg e 11,5 gram, e llojit TNT dhe ANFA.

Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë, të cilët janë në kërkim e sipër, të identifikojnë personat e përfshirë në këtë rast.