Sejdiu thotë se bashkëudhëheqja e Ahmetit në dialog nuk është çështje e kryer: LDK-ja e VV-ja po na shpërfillin

Sejdiu thotë se bashkëudhëheqja e Ahmetit në dialog nuk është çështje e kryer: LDK-ja e VV-ja po na shpërfillin

13 December 2018 23:57

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu, tha se nesër në Kuvendin e Kosovës, do të jetë një votë e mirë e e sinkronizuar. Thotë se do të ketë një numër të madh të deputetëve që do të votojnë për Ushtrinë e Kosovës.

“Kjo është një ecje e mirë përpara. Besoj se kjo Forcë, ky konstrukt, siguron mundësinë që të kemi një organizim të mirë për nevoja të mbrojtjes së Republikës dhe për të siguruar qytetarët që veç është forcë për mbrojtjen e kësaj Republike. Nëse edhe na duhet të jemi në asistencë për të tjerët”, tha ai.

Sejdiu në Interaktiv të KTV-së, foli edhe për deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Stoltenberg është dashur të shpërfaq qëndrimit e të gjithëve në mbledhjen e NATOS, e jo vetëm të një shteti. Por megjithatë ne duhet ecur përpara e të marrim vendime të mëdha”, tha ai.

Transformimin e FSK-së, e sheh të vonuar, por të gjatë e të duhur për t’i bindur të gjithë që është vendim i paevidentueshëm.

Sejdiu tha se pas votimit, duhet të mendohet se si të pajiset kjo forcë me kapacitete financiare e humane, që të shndërrohet në ushtri të mirëfilltë.

Ai tha se ky transformim, nuk bën të shfrytëzohet për përfitime politike personale.

“Etnia nuk duhet të jetë përcaktuese në Republikën tonë”, tha Sejdiu.

Sejdiu ka folur edhe për deklaratat se Haradinaj ka kërkuar që pas votimit të ushtrisë, të vihet në votim për dialogun, por Sejdiu, tha se s’ka informacione e s’pret të ndodhë diçka e tillë.

“Jo, nuk kam informacione. Jam në kontakt me udhëheqësin, por nesër do të votohet Ushtria e nuk besoj se rezoluta e ligji për dialogun do të votohen nesër”, tha ai.

Sejdiu tha se si PSD, kanë ofruar atë që Kuvendi të bëhet vendi kryesor ku trajton gjithçka në bisedime me Serbinë. Sipas tij, qëllimi kryesor i PSD-së është të mbrohet Kosova.

“Duhet një delegacion gjithëpërfshirës, mënyra si i kemi dëftuar rezolutën, flitet se edhe komisionet e delegacionet nuk mund të funksionojnë nëse opozita nuk pajtohet”, ka thënë ai, duke përmendur se të gjithë ata që bëhen pjesë e delegacionit duhet të jenë të barabartë.

Në Komisionin Parlamentar për mbikëqyrjen e dialogut, thotë ai, do të udhëhiqet nga opozita. E sipas tij, në çdo trup të delegacionit, opozita të jetë përfshirëse.

Nëse miratohet në Kuvend, do të jenë 11 anëtarë të këtij delegacioni.

“Limajn e ka emëruar Qeveria por jo doemos Ahmeti. Nëse opozita propozon dikë do të shqyrtohet. Ahmeti, nuk është çështje e kryer”, tha ai.

Presidenti Thaçi i ka detyrat e tij në këtë pikë. “Normalisht se s’mund të themi se nuk ekziston një president, s’mund të shtiremi që s’ekziston. Thaçi nuk do të jetë pjesë e delegacionit”, tha ai.

Sipas Sejdiut, Thaçi duhet të diskutojë me delegacionin shtetëror para se të shkojë në Bruksel. Madje, me vete duhet të ketë edhe dikë nga delegacioni.

“Për PSD-në është e rëndësishme të votohet një mocion që askush mos të jetë mbi ligjin. Por, Kuvendi t’i orientojë, monitorojë e të udhëheqë me dialogun”, tha ai.

“Thaçi deri tash ka udhëheqë me dialogun por ka sjellë vendime minimale, sa mos me thënë asgjë”, tha ai.

LDK-ja dhe Vetëvendosja, sipas Sejdiut, karshi PSD-së, janë shumë shpërfillës.

“Ne një herë kemi pasur interpelancë e më pas rezolutë për çështjen e dialogut. Nuk na kanë përkrahur asnjëra. Kur ndodh skandali me Elez Blakajn e Veterantë, përsëri kërkuam përkrahje nga ta. Na thanë që s’janë të interesuar”, tha Sejdiu, duke përmendur edhe rezoluta tjera, që si PSD, i kanë kërkuar përkrahje e ata nuk i kanë përkrahur.

“Kemi pasur takime shumë. I kemi kërkuar koordinim por na kanë shpërfillur. Sot, përsëri them, koordinimi opozitar duhet të jetë i domosdoshëm”, tha ai.

Sejdiu në INTERAKTIV, përsëri u bëri thirrje opozitës.

“Me 56 deputetë e kemi në kontroll veprimet e delegacionit shtetëror. Me këta numra që i kemi. Për mua, më e rëndësishme është kornizimi i dialogut dhe marrja e përgjegjësisë sesa, një përqindje në zgjedhje”, tha ai.

Duke folur për raportet e shumëpërfolura me AAK-në dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, Sejdiu ka thënë se kanë marrëdhënie të shkëlqyera për shkak të bashkëpunimit qeveri – kryeqytet, që udhëhiqet nga i pari i PSD-së, Shpend Ahmeti. I pyetur se a e përjashton një koalicion me AAK-në për zgjedhjet e ardhshme, Sejdiu ka thënë se e përjashton vetëm PDK-në. “PDK duhet të shkojë në opozitë”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Azemi18/12/2018 15:17

Z.Sejdiu , perveqe shperfilljes dhe injorimit tuaj ju nuk meritoni tjeter , ju dhe Shpendi me votat e VV u zgjedhet deputet , i tradhtuat kto vota dhe parimet e VV per egot e juaja , si mundeni ju te na bindeni qe Shpendi juaj nuk e ben te njejten gje edhe ne dialog me serbin.

Asdren14/12/2018 15:17

Rrenca shifeni cka i benet Prishtines!

Shto koment

Të ngjashme