Arbëri

Diplomon piloti i parë i FSK-së

Nëntogeri i FSK-së, Afrim Zabeli, ka diplomuar në Akademinë ushtarake të Turqisë, duke u bërë piloti i parë i FSK-së, që nesër pritet të marrë mandatin e Ushtrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur oficeri i FSK-së, Naim Haziri, përmes rrjetit social Facebook.

“Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli. Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë. E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës. Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së. Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme. Urime Kosovë!” ka shkruar ai.