Arbëri

Serbia me “dëshmi për krimet e pjesëtarëve të UÇK-së edhe ndaj shqiptarëve”

Descriptive Text

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun sot në televizionin publik të këtij shteti ka treguar dy nga to që ai i ka quajtur dokumente, e që sipas tij, dëshmojnë për krimet që gjoja UÇK-ja ka bërë edhe ndaj shqiptarëve, transmeton Koha.net.

Dokumenti i parë, ka thënë ai, është bërë nga raporti i OSBE-së më 25 shkurt 1999. Ai dokument, sipas Drecunit, paraqet dy persona të armatosur që përcjellin nëntë shqiptarë, shtatë nga të cilët më vonë humbin çdo gjurmë, ndërsa të armatosurit më pas janë akuzuar për prostitucion.

"Dëshiroj që përmes këtyre dokumenteve t’i porosis shqiptarët që t’i pyesin Haradinajn e Thaçin se kanë mbetur të humburit e tyre", ka thënë Drecun duke theksuar se këto dokumente i ka tash e disa vite.

Sipas fjalëve të tij, është menduar se raste të tilla ka pak, por, tha ai, “doli se janë rreth 400 krime të ngjashme”, përcjell rts .

Drecun ka treguar edhe raportin në të cilin gjoja shihet regjistri i shqiptarëve të likuiduar ndër të cilët më së shumti civilë.

“Këto janë dëshmi të pa rrëzuara kundër Haradinajt”, ka thënë Drecun.

Drecun thotë se në Prokurorinë Speciale është dërguar struktura komplete e UÇK-së.