Arbëri

Studentët protestojnë aty ku “gatuhet” politika, FNSH blindon Parlamentin e Shqipërisë

Në 8 ditë gjithçka e kishim parë në protestën e studentëve të universiteteve publike. Nga rrëzimi in VKM-së për tarifimin e provimeve të mbetura, te përplasja në shesh me ministren Nikolla, te entuziazmi i të protestës së parë jopolitike pas asaj kundër armëve kimike, te “ngujimi” në të ftohtë para Kryeministrisë, e deri te dialogu i munguar me kryeministrin Edi Rama.

Por kush kishte menduar se pas orës 16:00 të së martës, kur ultimatumi ndaj Ramës skadoi dhe ata u ndanë në dy grupe, studentët u përçanë, e ka pasur gabim, pasi sot në orën 10:00 ata do të jenë sërish të bashkuar, e për më tepër do ta zhvendosin revoltën e tyre atje ku “gatuhet” politika, para Parlamentit, shkruan Shqip.

Dhjetëra prej tyre e kanë gdhirë nën temperaturat e acarta të dhjetorit, duke qëndruar para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, ku kanë ndezur zjarre për t’u ngrohur dhe qytetarët janë solidarizuar me kauzën e tyre, duke i ndihmuar me ushqime dhe pije të ngrohta.

Zhvendosja e protestës së tyre, bëhet pasi sot ësht6ë parashikuar një seancë plenare, ndërsa në rrjetet sociale njoftohet se pas Parlamentit, të gjithë studentët do të protestojnë sërish para Kryeministrisë, dukë kërkuar përmbushjen e 8 kërkesave të panegociueshme që kanë për kryeministrin Rama.

Studentët mbeten të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj dialogu me shefin e qeverisë, ndërsa në Kuvend pritet që të kthehet LSI, pasi do të shqyrtohen dy amendamentet që kjo forcë opozitare depozitoi dje në mbështetje të studentëve.

Ndërkohë para Parlamentit janë stacionuar mjete dhe efektivë të FNSH dhe një kordon policie është vendosur në derën hyrëse.

{gallery}