Arbëri

Qeveria e Shqipërisë krijon Komitetin për Pakicat Kombëtare

Në mbështetje të Kushtetutës dhe Ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur krijimin e Komitetit për Pakicat Kombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Komiteti për Pakicat Kombëtare do ta shtrijë veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Komiteti për Pakicat Kombëtare ka për qëllim sigurimin e mbrojtjes dhe të promovimit të të drejtave dhe interesave të pakicave kombëtare, sipas Ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, dhe legjislacionit përkatës në fuqi”, thuhet në vendimin e Qeverisë shqiptare të miratuar të mërkurën.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)