Arbëri

Termocentrali “Kosova A” ka tejkaluar të gjitha normat e prodhimit

Vjetërsia e pajisjeve në termocentralin “Kosova A”, po e vështirëson operimin e këtij termocentrali, raporton KTV.

Termocentrali A ka hyrë në funksion që nga viti 1970.

Sipas drejtorit të operimit, Isak Kerolli, termocentrali i ka tejkaluar të gjitha normat e prodhimit.

Sipas strategjisë për energji të Qeverisë së Kosovës, ky termocentral do të mbyllet në momentin që do të fillojë operimin termocentrali “Kosova e Re”.

Drejtuesit në KEK, thonë se pavarësisht kësaj janë të detyruar të bëjnë investime në disa pajisje në termocentralin aktual.

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ndërtimi i tij, pritet të nisë pranverën e vitit të ardhshëm.