Për ndryshimin e Listës esenciale të barnave flitet në janarin e vitit që vjen

Për ndryshimin e Listës esenciale të barnave flitet në janarin e vitit që vjen

Alberta Hashani 12 December 2018 19:17

Në fillim të muajit janar pritet të dalë në diskutim publik ndryshimi i Listës esenciale të barnave, raporton KTV.

280 lloje barnash dhe materiale shpenzuese është kërkuar që të jenë pjesë e saj. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se për ndryshimin e saj është dashur kohë e gjatë, pasi kanë kaluar 6 vjet që nga hera e fundit kur është ndryshuar.

Në fund të muajit dhjetor pritet të dalë lista preliminare e barnave esenciale.

Kësaj liste do të mund t’i shtohen 280 lloje barnash dhe materiale shpenzuese të nevojshme për trajtim.

Për këtë, Ministria e Shëndetësisë është duke bërë analizat e barnave, për largimin e barnave të panevojshme, meqë ndryshimi i listës nuk është bërë që nga viti 2012.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se janë angazhuar edhe katër ekspertë të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë.

Ismaili ka thënë se diskutimi për ndryshimin e listës do të jetë i hapur për të gjithë.

Por, diskutimi për gjendjen e shtretërve ka nxitur debat ndërmjet ministrit dhe deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli.

Ministri është arsyetuar se në mandatin e tij, janë shpëtuar 6.60 milionë euro nga blerja me çmim të shumëfishtë të barnave.

Për këtë deputetja, Fatmire Kollçaku nga LVV-ja, ka falënderuar Institutin “Columbus”, për punën në realizimin e hulumtimit për parandalimin e keqpërdorimit të parasë publike në shëndetësi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme