Arbëri

Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për kujdes nga aviokompanitë mashtruese

Descriptive Text

Ministria e Infrastrukturës u ka bërë thirrje diasporës dhe qytetarëve që duan nga Kosova të marrin rrugë për vende tjera që të kenë kujdes lidhur me kompanitë mashtruese të fluturimeve.

Në një njoftim për media, MI ka ftuar qytetarët të kenë kujdes me ofertat e mundshme dhe ka ftuar të gjithë që të lajmërojnë kompanitë mashtruese.

“Jemi në prag të festave të fundvitit kur bashkatdhetarët planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, dhe qytetarë të shumtë nga këtu marrin rrugë për në vendet e tjera. Prandaj, me qëllim të evitimit të çfarëdo mashtrimi të mundshëm nga aviokompani të rrejshme, kërkojmë që të jeni vigjilent në rezervimin e biletave. Luteni që të shqyrtoni me kujdes ofertat e mundshme që mund t’i pranoni përmes rrjeteve sociale apo në forma të tjera dhe t’u drejtoheni vetëm kompanive serioze që operojnë në linjat që ju nevojiten. Mbetemi në dispozicionin tuaj që të paraqitni kompani të tilla që synojnë mashtrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në thirrjen e MI-së.