Rama shkarkon anëtarët e Qeverisë në bordet e universiteteve

Rama shkarkon anëtarët e Qeverisë në bordet e universiteteve

12 December 2018 15:38

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar anëtarët e Qeverisë në bordet e universiteve.

Burime për ABC News bëjnë të ditur se një grup i ngushtë pranë kryeministrit po punon për përgatitjen e urave të komunikimit me studentët, njëkohësisht është hartuar edhe një draft për uljen e tarifave ku përfshihen edhe plotësim të kërkesave të tjera të studentëve.

Ky draft ka mbetur i pafirmosur nga kreu i qeverisë pasi kryeministri Edi Rama këmbëngul se fillimisht duhet ulur të dialogojë e më pas të vërë në zbatim kërkesat e tyre.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme